
Barcelona mbetet në krye të La Ligas. Katalanasit edhe këtë herë mposhtën 1-0 Getafen në një ndeshje ku dominuar me raste të njëpasnjëshme.
Heroi i skuadrës ishte Pedri që në minutën e 35 pas një kombinimi në zonë, kaloi skuadrën në avantazh. Pas kësaj, miqtë kishin një mundësi të artë për të barazuar shifrat, por Ter Shtegën tregoi reflekset e tij dhe mbajti portën e paprekur. Në fraksionin e dytë, skuadra e Xavit kishte mundësinë për të dyfishuar shifrat me Dembele, por goditja e tij shkoi jashtë katërkëndëshit. Një sukses që e mban Barcelonën në krye me 44 pikë, 3 më shumë se Reali i vendit të dytë. Edhe madrilenët bënë detyrën ndaj Atletik Bilbaos teksa fituan 2-0.
Një ndeshje e lehtë për skuadrën e Ancelotti-t që zhbllokoi shpejt shifrat me yllin Karim Benzema. Edhe pas kësaj, Reali kishte mundësi për të shënuar dhe golin e dytë, ndërsa portieri vendas bëri heroin me pritjet e tij.
Megjithatë, siguria për teknikun Ancelotti erdhi vetëm në minutën e 90 kur Toni Kross la dhe gjurmën e tij dhe gjithçka u mbyll me shifrat 2-0. (A2 Televizion)