
Me rezultatin 2-1, Real Madrid ka fituar trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë për sezonin 2022-2023, përballë ekipit të Osasunës.
Si një mjeshtër i vërtetë finalesh, Ancelotti tregoi edhe njëherë aftësinë e tij për të shtuar trofetë për të dhe klubin madrilen, i cili numëron Kupën e 20 në histori.
Reali kaloi i pari në avantazh me anë të Rodrygo që në minutën e dytë të takimit, falë një asisti të Vinicius.
Osasuna, ndonëse e lehtë në letër përballë Galaktikëve rezistoi mirë dhe madje në minutën e 58 arriti të gjente dhe golin e barazimit me Torro.
Por kjo gjë e zgjoi Realin, i cili mesa duke nuk donte të lodhej më shumë për shkak dhe të ndeshjes së Champion që i pret në mesjavë përballë City. Kështu në minutën e 72 Rodrygo gjeti edhe njëherë rrjetën për t’i dhënë të tijve trofeun e parë për këtë sezon. (A2 Televizion)