Suedia vijon të qëndrojë në normalitetin e saj e që shpesh na bën të mendojmë se është thuajse si karantina jonë. Distancimi social dhe një lloj kujdesi kontaktesh në rutinë është përshkruar si normalitet për jetën e zakonshme suedeze. Politika vendase, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, ka menduar se dhuna psikologjike, trysnia për të vepruar ndryshe në raport me pandeminë ose kërkesa për ndryshimin e sjelljes mund të jenë të panevojshme, madje mund të provokojnë rezultate të padëshiruara. Përvojën e ndryshme dhe lehtësitë suedeze na i tregon për “Ditari” në A2 doktori shqiptar Refet Nura. (A2 Televizion)
Realiteti suedez, distancimi fizik si një rutinë para dhe pas pandemisë
