Realizohet ëndrra e Manajt, që sot zyrtarisht pjesë e ekipit të parë tek Barca

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 18:36 | Futboll
Realizohet ëndrra e Manajt, që sot zyrtarisht pjesë e ekipit

Shumëkush ironizoi Rei Manajn kur vendosi të zbriste në kategorinë e tretë të kampionatit spanjoll, për të luajtur me të rinjtë e Barcelonës, ai që kishte veshur prej kohësh fanella të rëndësishme si ajo e Interit, por edhe fanellën e Kombëtares shqiptare.

Por ëndrra e djaloshit lushnjar, si dhe sakrificat e tij në fushë dhe stërvitje u shpërblyen sot, edhe falë disa konjukturave fatsjellëse. Manaj u regjistrua nga tekniku Koeman zyrtarisht si një lojtar i ekipit të parë, duke arritur kulmin  e karrierës.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1426483461578186752

Meritë e fazës përgatitore të shkëlqyer në javët e fundit, ku sulmuesi kuqezi shënoi edhe tripletë  dhe ishte i bindshëm përkrah yjeve blaugrana, por edhe falë momentit të veçantë që po përjeton Barcelona.

Ekipi spanjoll po sheh një kufizim të ambicieve nga ligji i ri që ka vënë një limit për shpenzimet dhe rrogat e një ekipi. I njëjti ligj që largoi fenomenin Messi nga Barcelona që e rriti, “afroi” edhe Manajn, që dukej i destinuar në një kampionat tjetër.

https://a2news.com/2021/07/21/rey-manaj-shkelqen-me-barcelonen-3-gola-ne-45-minuta-me-ekipin-e-pare/

Madje, se federimi i Manajt, por edhe i Eric dhe Depay, u bë nga ulja e pagës së mbrojtësit veteran të katalanasve, Gerard Pique, një gjest domethënës që i dha frymëmarrje ekipit, të paktën në sulm.  

Me Messin tashmë larg në Paris, me dëmtimet e Sergio Aguero dhe formën jo të mirë të Griezmann dhe Braithwite, mund të ketë tashmë shanse reale për shqiptarin të debutuar në La Liga, dhe të shpalosë talentin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos