
Të paktën nëntë ushtarë humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një bazë ushtarake në provincën Norte de Santander të Kolumbisë.
Autoritetet akuzojnë rebelët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare se hodhën predha mortajash në drejtim të bazës vetëm disa ditë të pezullimit të armëpushimit.
Pas këtij sulmi erdhi menjëherë dhe reagimi i presidentit Gustavo Petro, i cili tha se kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se autorët janë larg përkushtimit për arritjen e paqes në vend.
Zona ku ndodhi ngjarja njihet si bastion i ELN-së.
Sulmi, më vdekjeprurësi që nga rifillimi i bisedimeve të paqes pas një ndërprerjeje tre-vjeçare, është një tjetër pengesë për synimin e presidentit Petro për të detyruar të gjitha grupet e armatosura të paligjshme të Kolumbisë të dorëzojnë përgjithmonë armët e tyre.
Javën e kaluar, qeveria pezulloi armëpushimin që kishte rënë dakord dhe me kartelin kryesor të trafikut të drogës “Clan del Golfo”. (A2 Televizion)