Reforma në drejtësi, Gjonaj pritet në departamentin amerikan të Drejtësisë nga Bruce Swartz

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 13:25 | Politikë
Reforma në drejtësi, Gjonaj pritet në departamentin amerikan

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhet në një vizitë në SHBA, ku është pritur edhe nga zëvëndësi i departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz.

Në një postim në twitter të departamentit amerikan të Drejtësisë në Uashington thuhet se në takim është diskutuar progresi dhe hapat e ardhshëm në reformën e drejtësisë në Shqipëri të mbështetur nga SHBA.

https://twitter.com/USDOJ_Intl/status/1400920794377732104

Dy ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë në sesionin e posaçëm të asamblesë së përgjithshme së OKB për luftën kundër korrupsionit. Gjatë fjalimit të saj Gjonaj ka nënvizuar së reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj kanë qenë një pikë kthese për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos