Reforma territoriale, kuvendi pa produkt. Çoi dëm mbi gjysmë milionë lekë për dieta deputetësh

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 14:34 | Politikë
Reforma territoriale, kuvendi pa produkt. Çoi dëm mbi gjysmë

Në muajin shkurt të këtij viti, socialistët bënë një marrëveshje me demokratët e Lulzim Bashës për të ndryshuar kushtetutën duke i zgjatur afatin organeve të vetingut ku si këmbim morën ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare. Një për ndarjen dhe reformimin e kodit zgjedhor dhe tjetri për ndryshimin e hartës territoriale.

Nëse ndryshimet zgjedhore janë të imponuara edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtuese që rrëzoi herësin në listat e hapura, reforma territoriale ishte vetëm një dëshirë e opozitës. Që në nisje të saj, socialistët dhanë mesazhe se ndarja aktuale në 61 bashki nuk do të ndryshonte, por vijimi i punës së komisionit ishte thjesht një plotësim kërkese si pasojë e një marrëveshjeje politike.

https://a2news.com/2022/10/11/reforma-territoriale-ps-nuk-ndryshon-qendrim-te-konsolidojme-ndarjen-me-61-bashki/

Por kjo dëshirë që PS-ja i plotësoi Lulzim Bashës e që më pas u trashëgua nga Alibeaj, nuk ka kaluar pa kosto. Buxheti i shtetit ka paguar dieta e honorarë shtesë për deputetët. Anëtarët e komisionit kanë marrë bonuse në rrogën e tyre për diçka që ishte bërë e qartë që në fillim se nuk do të sillte ndonjë produkt konkret.

Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit që A2 CNN ka siguruar, vetëm përmbledhjet e zhvilluara në muajt qershor-korrik, janë paguar 381 mijë lekë të reja dieta e honorarë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë bonuset për gjashtë mbledhjet e zhvilluara në periudhën shtator-tetor, që parashikohet të shkojë në mbi 200 mijë lekë të reja, për një total që shkon në më shumë se gjysmë milionë lekë të reja. 

Edhe kur opozita e kishte kuptuar se gjithçka kishte qenë një show politik për ta bërë të lumtur, sërish Kuvendi sponsorizoi një vizitë studimore dyditore të disa anëtarëve të komisionit në Kroaci, për të parë se si ka funksionuar ndarja territoriale atje. Rezultati dihet: më shumë para të shpenzuara, pa asnjë produkt final. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/reforma-territoriale-deputetet-e-ps-dhe-pd-perplasen-ne-a2-business/

A2 CNN Livestream

Latest Videos