“Bonus pensionistëve në fundvit, 0 taksa për pagat deri 50 000 lekë”

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 20:58 | Politikë
“Bonus pensionistëve në fundvit, 0 taksa për pagat deri 50

Ndonëse duhen dhe 6 muaj nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës.

Vetë kryeministri Edi Rama ka nisur turin e tij vendor nga qyteti i Përmetit, ku premtoi bonus për pensionistët në fund të vitit.

https://a2news.com/2022/10/18/rama-paralajmeron-vendosjen-e-fashes-per-energjine-ne-nentor-kjo-eshte-lufte-tani-nuk-kemi-mundesi/

“Ne i kemi indeksuar dy herë pensionet, por nuk mjafton. Prandaj kemi bërë gati bonusin për pensionistët, në prag të fundvitit”, tha Rama.

Premtim tjetër i kryeministrit ishte dhe zerimi i taksave deri në 50 000 lekë.

Kreu i qeverisë përforcoi edhe një herë qëndrimin e tij pro amnistisë fiskale që, sipas tij, u jep të drejtë emigrantëve të ndershmën që të legalizojnë të ardhurat e tyre.

Turin e tij, kryeministri do ta vijojë në të gjitha bashkitë e vendit, duke u fokusuar te investimet në secilën prej tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos