Më 4 dhjetor primaret në PD, 3 bashkitë e mëdha para kësaj date

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 22:05 | Politikë
Më 4 dhjetor primaret në PD, 3 bashkitë e mëdha para

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ditën e sotme në mbledhjen e kryesisë së PD-së është vendosur që deri me datën 6 nëntor të mbyllen të gjithë regjistrimet e kandidatëve për primare.

Ndërkohë, më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave, dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.

Për këto tre të fundit, kreu i PD-së, Berisha ka kërkuar që primaret të mbahen më herët se në bashkitë e tjera.

https://a2news.com/2022/10/18/simpatizantet-ne-primare-pd-miraton-udhezuesin-berisha-mirepret-propozimet-e-aleateve/

Sipas burimeve, kryesia nuk ka vendosur një datë për këto tri bashki pasi do të kenë takime të tjera për t’i vendosur.

Ndërkohë, PD-ja e drejtuar nga Berisha pritet të zhvillojë bisedime me grupimin Alibeaj dhe takime me aleatët e saj për pjesën e primareve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos