Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ishte i ftuar në A2 nga ku komentoi zhvillimet më të fundit dhe kryesisht propozimin për ndryshime kushtetuese.
Kaso u shpreh se Rama po tenton të ndryshojë kushtetutën me qëllimin e vetëm për të hequr koalicionet zgjedhore.
“Rama po gënjen, jo vetëm partnerët ndërkombëtarë, por edhe të gjithë shqiptarët, ku nga foltorja e parlamentit duhet të ishte garant i kushtetutës. Është e qartë tentativa e mazhorancës për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke pasur si qëllim kryesor dhe të vetëm heqjen e koalicioneve. Përralla e madhe që vazhdon të tregojë se kjo po bëhet për hapjen e listave është e pavërtetë.
Por pse janë koalicionet kaq të rëndësishme për Partinë Demokratike? “Koalicionet janë të rëndësishëm për demokracinë dhe jo vetëm Partinë Demokratike. Koalicionet janë vullnet i shprehur i kushtetutëbërësit që në momentin kur është miratuar kjo kushtetutë. Është një nocion që kodifikon parimin kushtetues të lirisë së asocimit politik”, u shpreh Kaso. (A2 Televizion)