Reforma Zgjedhore, Përmeti: Nëse marrëveshja nis me trafikim votash, procesi minohet që në fillim

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 09:33 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Përmeti: Nëse marrëveshja nis me trafikim

Andi Përmeti, deputet i Bindjes Demokratike, deklaroi në studion e “Dita jonë” në A2 se “edhe vetë palët që e kanë firmosur, nuk e quajnë Reformë Zgjedhore” marrëveshjen e arritur më 5 qershor.

“Nuk quhet Reformë Zgjedhore, madje edhe vetë palët që kanë firmosur nuk e quajnë ashtu. Duke mos qenë përpara një reforme, është e vështirë që ajo të votohet në parlament. Unë nuk mund të votoj një marrëveshje që nuk e prek fare sistemin zgjedhor”, tha Përmeti.

Sipas tij, duke u kërkuar hapja e listave, deputetët po kërkojnë thjesht që të garojnë dhe të mos jenë servilë ndaj kryetarit të partisë për një vend në Parlament.

Andi Përmeti theksoi se Partia Socialiste i ka 74 vota dhe mund të bëjë edhe 84 vota, aq sa i duhen për të kaluar në Parlament marrëveshjen, “por kjo pastaj do të thotë se i ka trafikuar këto vota”.

“Nëse kjo marrëveshje nis me trafikim votash në Parlament, i gjithë procesi është i minuar që në fillim”, nënvizoi Përmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos