Reforma zgjedhore, Vasili: Temat e nxehta, prova e vërtetë. Pa vullnet, përballje e rreptë

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 20:23 | Politikë
Reforma zgjedhore, Vasili: Temat e nxehta, prova e vërtetë. Pa

Përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në tryezën për reformën zgjedhore, Petrit Vasili, u shpreh në A2 se nuk ka pasur asnjë vendim për të braktisur tryezën për reformën zgjedhore pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestave që e shoqëruan atë.

“Nuk ka pasur asnjë vendim për të mos marrë pjesë në tryezën e reformës zgjedhore pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Do të ishte një idiotësi nëse do të mendohej që të zhvillohej një mbledhje në atë ditë”, u shpreh Vasili.

Vasili u shpreh më tej, se temat e nxehta të reformës do të jenë prova e vërtetë e tryezës.

“Besoj se kryetemat e çështjes, temat e nxehta, ato të cilat na kanë bërë të shkojmë në këtë reformë zgjedhore, që kanë të bëjnë me kriminalizimin dhe shitblerjen e votës, janë përpara dhe ato janë provat e së vërtetës. Në rast se mungon vullneti është e paralajmëruar një përballje shumë e rreptë sepse nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të pranohet që kryefjala e zgjedhje të ardhshme të jenë kriminelët”, u shpreh Vasili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos