Reformat strukturore: Çfarë janë dhe si mund ta ndihmojnë ekonominë?

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 16:06 | Ekonomi
Reformat strukturore: Çfarë janë dhe si mund ta ndihmojnë

Krizat krijojnë mundësi. Kjo është ajo që deklarojnë shpesh ekspertët dhe ekonomistët. Ndaj, në një situatë si pandemia globale e Covid-19, përmendet gjithmonë mundësia për të përfituar. Diçka që përmendet vazhdimisht janë reformat ekonomike strukturore. Por, çfarë janë ato?

Për ekspertin Klodian Muço, hartimi dhe zbatimi i reformave varet tërësisht nga qeveria, vullneti i së cilës përcakton fatin e iniciative të tilla.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi argumenton se reforma të tilla duhet të jenë të thella dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që të ndihen në popullatë dhe të ndihmojnë realisht ekonominë dhe biznesin.

Ekspertët nënvizojnë se në vend që qeveria të përqendrohet në veprimtari të ngutura, ajo duhet të hartojë programe ekonomike afatgjata, të cilat marrin më shumë kohë për të prodhuar efekte, por njëkohësisht mbetet më efikaset për të kapërcyer krizat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos