Kryetari i komanduar, Alibeaj merr drejtimin e PD, shmang votën në Këshillin Kombëtar

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 16:51 | Politikë
Kryetari i komanduar, Alibeaj merr drejtimin e PD, shmang votën në

Në 22 mars 1992 Partia Demokratike rrëzoi nga pushteti regjimin komunist me votë popullore. 30 vjet më pas, shmang votën në forumet e saj drejtuese, ku duhet të kërkojë konfirmim për kryetarin e ri të komanduar. Detyra iu caktua Enkelejd Alibeajt nga Sekretari i Përgjithshëm, pas tërheqjes së nënkryetares tjetër, Jorida Tabaku.

Por statuti i Partisë Demokratike, në nenin 46 pika 4, përcakton qartë se komandimi I kryetarit bëhet me votë nga Këshilli Kombëtar.

Alibeaj dhe numri dy i partisë, Bardhi, iu shmangën pyetjes së gazetarëve mbi shmangien e këtij forumi, por të dy bënë thirrje për bashkim.

https://a2news.com/2022/03/22/doreheqja-e-bashes-gjiknuri-ne-dukje-nje-akt-fisnik-i-nje-humbesi-kronik/

Fill pas dorëheqjes së Bashës, mbrëmjen e së hënës, Alibeaj lexoi një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD, ku i kërkohej Komisionit të Rithemelimit tërheqja e Sali Berishës nga kandidimi, si dhe shtyrja e zgjedhjeve në parti pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Një ditë më pas, Alibeaj u tërhoq nga pretendimi se qëndrimi ishte i dakortësuar, duke shtuar se diskutimi mes deputetëve do të vijojë.

Ndërkohë që të gjithë pyesin çfarë do të ndodhë me opozitën në kushtet e PD-së së mbetur pa kryetar, Presidenti Ilir Meta qetësoi me metafora pranverore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/22/negociatat-me-rithemelimin-alibeaj-bashkimi-eshte-mes-demokratesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos