Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga “Dita pa makinë” në Tiranë.
Kreu i qeverisë u shpreh se ditë të tilla duhet të bëhen më të shpeshta dhe përsëriti thirrjen për fuqizimin e transportit publik.
“Dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkruan Rama. (A2 Televizion)