Dorëheqja e Bashës, Paloka: Hile për të zvarritur Partinë Demokratike

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 20:14 | Politikë
Dorëheqja e Bashës, Paloka: Hile për të zvarritur

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, deklaroi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se dorëheqja e Lulzim Bashës “është hile për të mos lejuar bashkimin e PD-së”.

“Dje patëm një skemë të asaj që ka ndodhur deri më sot. Unë e kam thënë edhe më parë që po përgatitet një hile e re. Dje u zbulua ky truk në deklaratën e Enkelejd Alibeajt, që e bëri të qartë si vendim i grupit parlamentar fillimisht. Më pas, doli varianti i ri që nuk është votuar ende nga grupi ajo deklaratë. Ishte deklaratë që nuk kishte seriozitet, është tentativë për të vijuar zvarritjen e PD-së. Është hile për të mos lejuar bashkimin e PD-së. Kur thua që je për bashkim e pastaj jep kushtet, ku përfshihet kushti për Sali Berishën, që është absurd”, deklaroi Paloka.

https://a2news.com/2022/03/21/lulzim-basha-jep-doreheqjen-nga-posti-i-kryetarit-te-partise-demokratike/

Më tej, ai shtoi se tani, PD-ja është në fazë normalizimi.

“Njerëzit janë afruar te Komisioni i Rithemelimit, kanë njohur vendimet e kuvendit tonë, edhe pse me vonesë. Afrimet kanë ndodhur në vazhdimësi, që pas 6 marsit. Kjo datë dha goditjen që bëri të reflektojnë pjesa e demokratëve që ishin asnjanës. Jemi në një fazë normalizimi të jetës së Partisë Demokratike”, theksoi Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos