All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha: Ka vetëm një grup parlamentar, fletushka e Alibeajt e shndërronte Bashën në plaçkë tregu

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 21:07 | Politikë
Berisha: Ka vetëm një grup parlamentar, fletushka e Alibeajt e
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish dorëheqjen e Lulzim Bashës nga lidershipi i PD.

Për Berishën, “Basha ishte i shkarkuar nga Kuvendi historik i 11 dhjetorit, dhe nga referendum i 18 dhjetorit. Kanë votuar 4460 delegatë, dhe 44 mijë anëtarë, kjo është e vërteta e pandryshueshme. Jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e Partisë Demokratike, me të gjithë ata të cilët mendojnë se vota  e lirë duhet të na bashkojë, mund t’iu them se ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve".

All - Paragraf - 3

Berisha shtoi se “ka vetëm një grup parlamentar në PD, jo dy. Çdo deputet i PD eshte i thirrur të ketë realitetin parasysh, por nuk është se disa qëllime absurde të Bashës nuk krijuan anomal. Gjëja më imediate është që të normalizohet jeta e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim, dhe do të realizohet”.

Për sa i përket draftit të PD-së së përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, që ndër të tjerat kërkonte edhe largimin e Berishës,  lideri historik i PD-së komentoi se “për sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj, në atë fletushkë Lulzim Basha shndërrohej në plaçkë tregu, por kjo nuk është normale”.

Berisha shtoi se “selia është e PD dhe nuk ka diskutim, jemi në proces e sipër të vendimeve që do merren, dhe PD do të bashkohet duke u shndërruar në një forcë politike që nuk ka pasur Shqipëria ndonjëherë”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos