
“Lëvizja për Klimën nuk ka nevojë për vlerësime”. Kështu shprehet aktivistja adoleshente, Greta Thunberg, e cila refuzoi çmimin dhe shpërblimin financiar për mjedisin.
Aktivistja falënderoi Këshillin Nordik duke thënë se ishte një nder shumë i madh për të, por i kërkoi sërish zyrtarëve botërorë që të luftojnë ndryshimet klimatike. “Politikanët dhe njerëzit në pushtet duhet të dëgjojnë dhe përdorin shkencën në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Thunberg. Aktivistja u kërkoi veçanërisht vendeve nordike që të bëjnë më shumë në luftën kundër ngrohjes globale.
Thunberg gjatë këtij viti ishte mes 300 të nominuarve për çmimin Nobel për Paqen, që shkoi për kryeministrin e Etiopisë. (A2 Televizion)