Është regjistruar në vendin tonë viktima e parë nga i ftohti.
Bëhet fjalë për një 55-vjeçar në Maliq, i cili mësohet se ishte një endacak që kishte gjetur strehë në një godinë të braktisur.
Temperaturat kanë rënë ndjeshëm natën e kaluar, duke vënë në vështirësi të pastrehët që mundohen të gjejnë kudo një vend ku të përballojnë dimrin. (A2 Televizion)