
Trajneri i kombëtares sonë, Edi Reja, ka deklaruar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Kazakistanit se çdo gjë është e hapur në grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë në Ligën e Kombeve.
“Pas fitores me Bjellorusinë, mendonim që të vijonim serinë e fitoreve edhe me Lituaninë. Por humbëm për shkak të një gabimi. Sipas meje, meritonim të paktën barazimin. Të gjithë kemi nga 3 pikë, asgjë nuk është humbur ende. Do të përpiqemi që të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Kazakistanit sepse i kemi mundësitë dhe kemi punuar mirë”, tha Reja.
“Pres një performancë të nivelit të lartë, duhet të jemi maksimalisht të përqendruar”, shtoi trajneri.
Shqipëria ndodhet në grupin 4 të Ligës C, së bashku me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë. (A2 Televizion)