
Familjarët e futbollistëve të njohur shpesh herë përfshihen në çështjet futbollistike përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Dhe kjo gjë është përsëritur mbrëmjen e djeshme me motrat e futbollistit Cristiano Ronaldo që gëzuan për trigolëshin e tij me Kombëtaren Portugeze dhe më pas thumbuan klubin juventin.
Motra e CR7, Katia postoi në Instagram një foto të futbollistit të shoqëruar me frazën “Nuk bëhet shaka me të. Motër krenare!” Fjalë këto që duken si një paralajmërim për trajnerin e bardhezinjve Sarri.
Për t’i bërë eko kësaj gjëje reagoi dhe motra tjetër Elma “Zoti nuk gabon. Ai është në gjendje të mirë. Po tani?” Tashmë do të duhet një sqarim në Torino me të gjithë skuadrën. Ndërkohë që argëtohet me bluzën e Portugalisë. (A2 Televizion)