
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, të vlefshme për Nations League.
Bie në sy rikthimi i Armando Sadikut në një listë me 28 futbollistë. Ndërsa për herë të parë në përfaqësuese janë thirrur Armando Broja, Qazim Laçi dhe Ramen Çepele.
Në konferencë, Reja njoftoi se Marash Kumbulla do të mungojë për shkak dëmtimi: "Tani më njoftuan, Kumbulla është dëmtuar. Dje ishte mirë, sot u dëmtua".
LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME BJELLORUSINË DHE LITUANINË
Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Alban Hoxha
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Ermir Lenjani, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Enea Mihaj,
Mesfushorë: Keidi Bare, Odise Roshi, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi
Sulmues: Armando Sadiku, Armando Broja, Bekim Balaj, Florian Kamberi, Rey Manaj, Sokol Cikalleshi. (A2 Televizion)