Reklama më e bukur në historinë e futbollit mbush 20 vjeç

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 22:00 | Futboll

Sot mbushen plot 20 vite nga reklama më e bukur në historinë e futbollit.

Marka e famshme Nike bëri bashkë 24 nga lojtarët më të mëdhenj të asaj kohe për të realizuar një klip legjendar, që mbetet i paharrueshëm për tifozët e futbollit.

Në prag të Botërorit të vitit 2002, 24 yje “luftuan” për fitoren finale në një kompeticion 3 kundër 3, që zhvillohej në një anije. Arbitër kryesor, legjendari Eric Cantona.

Futbollistët protagonist në video ishin: Thierry Henry, Patrick Vieira, Freddie Ljungberg, Edgar Davids, Luís Figo, Denílson, Fabio Cannavaro, Claudio López, Francesco Totti, Ruud van Nistelrooy, Javier Saviola, Lilian Thuram, Roberto Carlos, Ronaldinho, Tomáš Rosický, Gaizka Mendieta, Hidetoshi Nakata, Paul Scholes, Luis Enrique, Sylvain Wiltord, Ronaldo, Seol Ki-hyeon, Rio Ferdinand dhe Hernán Crespo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos