Rekord në të dy kahet, të ardhurat nga turistët shënojnë rekord, shpenzime dhe shqiptarët jashtë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 18:09 | Ekonomi
Rekord në të dy kahet, të ardhurat nga turistët

Turistët e huaj të cilët erdhën për pushime në Shqipëri në harkun e muajve janar-qershor shpenzuan 1.13 miliardë euro, shifër kjo 64 për qind më e lartë se një vit më parë e njëherazi rekord për turizmin në vend.

Po cilëve faktorë u dedikohet kjo rritje përtej parashikimeve?

Në linjë të ngjashme shkuan edhe shpenzimet e shqiptarëve që preferuan t’i kalonin jashtë pushimet verore të cilat sipas Bankës së Shqipërisë, në harkun e muajve-janar qershor arritën në 800 milionë euro, 2-fish më shumës se një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e muajve janar-qershor hynë në vend mbi 4.6 milionë turistë të huaj e pushues shqiptarë, shifër kjo më e larta historike.

Qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Anglia janë ata që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në 6 muajt e parë të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos