Atalanta e Gjimshitit kualifikohet në Champions, mijëra tifozë në festë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 11:34 | Futboll

Natë feste në Bergamo për kualifikimin e pabesueshëm të Atalantës në fazën tjetër të Champions League. 1500 tifozë kanë pritur skuadrën në momentin e kthimit nga Ukraina, për të përshëndetur idhujt e tyre për arritjen historike. Mes tyre është edhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës.

Flakadanë, parulla dhe këngë duke krijuar një atmosferë si në stadium. Atalanta ishte befasia e madhe e këtij edicioni në Champions, duke u bërë edhe skuadra e parë në histori që kalon fazën e grupeve pasi ka humbur tre ndeshjet e para.

Festa nisi në aeroport dhe vazhdoi në rrugët e qytetit, me tifozët që ndoqën autobusin e skuadrës deri në qendrën sportive, ndërsa kishte kaluar edhe ora 3 e mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos