Gianluigi Buffon është gati të kthehet në futbollistin me më shumë prezenca në historinë e Serisë A. Nëse përballë Xhenoas këtë të martë në mbrëmje, në portë do jetë Bufon, atëherë legjenda italiane do të kalonte Paolo Maldinin me të cilin aktualisht regjistron të njëjtin numër ndeshjesh.
Buffon ka filluar karrierën e tij në vitin 1995, ku debutoi me Parmën në moshën 17-vjeçare Buffon me fanellçn e Parmës, ku ka luajtur deri në vitin 2001 Buffon ka 176 ndeshje me Kombëtaren italiane Buffon, kampion bote me Italinë në 2006 Me Juventusin Buffon ka 516 ndeshje Një eksperiencë jashtë Italisë me Paris Saint Germain në 2018-19, një tjetër kampionat i fituar Buffon do të shndërrohet në lojtarin me më shumë ndeshje në historinë e Serie A
Për Bufon, përballja ndaj Xhenoas do të jetë ndeshja e 648-të, shifër e cila do të kthente 42 vjeçarin në një mit në Itali.
Gardiani i Juventus është shprehur se është koha ajo që do tregojë se kur do të jetë momenti për tu tërheq, ndërkohë që është gati të rinovojë edhe për një tjetër sezon me Zonjën e Vjetër. (A2 Televizion)