Një pemë dekorative, por që kohët e fundit ishte tharë, është rrëzuar në lagjen “Rus” në Shkodër.
Fatmirësisht, në momentin e rrëzimit, nuk ka patur kalimtarë të rastit. Degët e pemës së rrëzuar kanë zënë poshtë dy autovetura si dhe një furgon pasagjerësh, të cilat gjithashtu nuk kanë patur njerëz brenda.
Rrëzimi ka shkaktuar trafik në zonë për shkak të bllokimit të rrugës. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësimin e kontrollit të pemëve dekorative në qytet, pasi nuk kanë munguar as më parë rastet e rrëzimit të menjëhershëm të pemëve. (A2 Televizion)