
I ftuar në “A2Business” me Aurora Sulçe, kryetari i ProExport Albania, Edvin Prençe u shpreh se rënia e monedhës evropian ishte diçka që ata e kanë pritur, por nuk ngurroi të tërhiqte vëmendjen nga mosmonitorimi sic duhet nga ana e institucioneve përkatëse të situatës, për të krijuar një mburojë për të frenuar këtë rënie të euros, por edhe të vetë ekonomisë shqiptare.
A e kishit parashikuar një rënie të tillë të Euros deri në këto nivele?
E kemi pritur, por ka qenë gjithmonë shpresa që institucionet që duhet të bëjnë monitorimin e situatës, patjetër që duhet të kishin ndërhyrë, ose të paktën të kishin krijuar një mburojë për të frenuar këtë rënie të Euros, ose më mirë të themi të ekonomisë shqiptare.
Është një regjim i lirë, është një treg i lirë. Mendoj që kanë mekanizmat për të monitoruar ose të paktën të kuptohet se cili është trendi lëvizës i këtij tregu të lirë, por mendoj që është një dorë që lëviz nga mbrapa. (A2 Televizion)