"Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992"

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 10:51 | Ekonomi
"Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare

“Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992”. Me këtë paralajmërim, sipërmarrjet eksportuese në fushën fasonëve, fruta-perimeve, bimëve aromatike dhe turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Fenomeni nuk mund të lihet në "rënie të lirë" me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu. Nëse vërtetë mendohet se "duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të fortë", atëherë po rrezikohet kthimi mbrapa në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”.

Shoqatat Eksportuese

Shtatë shoqatat eksportuese kërkojnë nga dy institucionet e ngarkuara për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe monetar identifikimin e shkaqeve reale që po çojnë nën nënçmimin e euros, dhe ndërhyrje për të normalizuar situatën.

Asnjë ulje të çmimeve të produkteve të importit nuk kanë përfituar konsumatorët shqiptarë. Nga zhvlerësimi i monedhës kanë përfituar vetëm individë importues të veçantë dhe ekskluzivë. Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit.

Shoqatat Eksportuese

Euro arriti të enjten nivelin më të ulët historik duke u shkëmbyer me vetëm 111.03 lekë. Krahasuar me fillimin e muajit euro ka rënë me 2,24 lekë duke zhvlerësuar ndjeshëm fitimet e eksportuesve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/27/renia-e-euros-ibrahimaj-nuk-lidhet-me-zgjedhjet-por-me-tre-faktore-te-tjere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos