Reportazhi i Rai 3, PD: Kanabisi, qeveria dështoi me kushtin e Bundestagut

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 15:07 | Politikë
Reportazhi i Rai 3, PD: Kanabisi, qeveria dështoi me kushtin e Bundestagut

Partia Demokratike e cilësoi reportazhin e televizionit italian mbi kultivimin e kanabisit në vendin tonë, si fakt që tregon se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës.

Demokratët akuzuan Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se dështuan në plotësimin e një prej kushteve të Bundestagut gjerman, për hapjen e negociatave.

“Dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e   negociatave- luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar  kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis.

Bosët  janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë.

Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë  prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme”, tha Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos