
Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur poshtë sugjerimin e Donald Trump për të parë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale, të parashikuara për t’u mbajtur në muajin nëntor.
Sipas tyre, Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet pasi çdo vonesë do të duhej të aprovohej nga Kongresi.
Më herët presidenti Trump deklaroi se votimi në postë sillte mashtrime dhe rezultate të pasakta.
SHBA do të bëjë votimin me postë për shkak të shqetësimeve mbi pandeminë koronavirus, por kur vjen puna te shtyrja, senatori McConnell tha se asnjë zgjedhje presidenciale në këtë vend nuk ishte vonuar më parë. (A2 Televizion)