Reshje dëbore në juglindje, pa probleme qarkullimi rrugor

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 10:20 | Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje. Përgjatë orëve të fundit ka pasur reshje në zonat malore, Dardhë dhe Voskopojë.

Sipas të dhënave, në Dardhë dëbora i kalon 7 cm, ndërsa në Voskopojë 4-5 cm.

Qarkullimi në rrugë bëhet pa probleme dhe është bërë hedhja e kripës dhe skorjes.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga ARRSH dhe firmat e komtraktuara. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos