Banorë të fshatrave të Njësisë Administrative Postribë në Qarkun e Shkodrës kanë protestuar paraditen e së shtunës ndaj dy firmave private, që nëpërmjet guroreve po shfrytëzojnë gurët e zonës.
Sipas banorëve, aktiviteti i firmave private po u dëmton rëndë jo vetëm ekosistemin e zonës, por u ka dëmtuar edhe ujin e pijshëm si dhe përuron që furnizon fshatrat për ujë për bujqësi dhe blegtori.
Banorët u kanë bërë thirrje autoriteteve lokale, por edhe qeverisë që të ndërhyjnë për të zgjidhur problematikën e lindur, pasi sipas tyre, mund të precipitojë më tej. (A2 Televizion)