Reshje të dendura në Tiranë, autobusi në “mëshirën” e Lanës

Nga A2 CNN
1 Maj 2022, 16:28 | Aktualitet

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Tiranën pasditen e së dielës, kanë bërë që Lana të “egërsohet”, duke rrezikuar të përmbysë edhe autobusin që ka ngelur aty, pas aksidentit të së premtes.

https://a2news.com/2022/04/29/autobusi-ne-lane-policia-u-plagosen-5-persona/

Dje, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hapi një sondazh në Twitter, ku u kërkoi mendim qytetarëve të kryeqytetit nëse duhet të hiqet apo jo autobusi që u aksidentua një ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në dy anët e Lanës.

“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/30/erion-veliaj-hap-sondazhin-per-autobusin-e-aksidentuar-ne-lane-ta-leme-apo-ta-heqim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos