
Juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës të shoqëruar këto edhe me erë të fortë dhe ulje te temperaturave çka ka krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Problematikat janë shfaqur ne aksin Pogradec-Korçë, ku brenda pak minutave është bllokuar lëvizja e mjeteve.
Problematika me qarkullimin janë hasur edhe në Qafë Thanë. Edhe pse një situatë e tillë ishte e ditur dhe e pritshme, duket se si autoritetet lokale ashtu edhe firmat e mirëmbajtjes së rrugëve nuk kishin marrë masat e nevojshme.
Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të kufizojnë shpejtësinë si dhe të pajisen me goma dhe pajisjet dimërore, pasi edhe në orët në vijim situata do të vijojë të jetë problematike me reshje dëbore dhe temperatura që do të vijnë në ulje disa grade nën zero. (A2 Televizion)