Qafa e Plloçës është rihapur sërish, ishte mbyllur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
Sipas informacioneve mësohet se stuhia e dëborës kishte bllokuar mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Pas rreth 1 ore e bllokuar borëpastrueset kanë bërë të mundur pastrimin e këtij aksi, ndërkohë që policia ka lejuar qarkullimin normal të automjeteve. (A2 Televizion)