Moti i keq, shkatërrohet rruga në Lezhë

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 13:31 | Aktualitet

Partia Demokratike, me anë të ish-deputetes  Lindita Metaliaj, ka denoncuar shkatërrimin e rrugës Lezhë-Ungrej si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit.

Rruga lidhëse e njësisë administrative Ungrej me Lezhën është dëmtuar rënde, duke u bërë e pakalueshme.

“Qindra banorë të fshatrave Ungrej, aktualisht janë të izoluar nga shembja e rrugës. Deri në këto momente askush nuk ka shkuar të inspektojë zonën. Ungreji i braktisur dhe i harruar nga qeveria e harresës dhe hajdutërisë. Lartmadhëria, në vend që të dalë në terren për të vlerësuar situatën e krijuar nga përmbytjet, nga rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet e rënda të rrugëve për t’u ardhur në ndihmë banorëve, po inspekton zonën ku do të ndërtohet spitali i Fierit, dhuratë nga shteti turk!

Fatkeqësi që vendi drejtohet nga një i çmendur dhe banda e hajdutëve, të cilët kanë braktisur në mëshirë të fatit Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Metaliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos