Reshjet nxjerrin jashtë shtratit lumin Gjadër, izolohen shumë fshatra

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 14:53 | Aktualitet
Reshjet nxjerrin jashtë shtratit lumin Gjadër, izolohen shumë

Reshjet e shiut të ditëve të fundit, të cilat shkaktuan prurje të mëdha në lumenjt Mat, Drin e Gjadër kanë nxjerrë nga shtrati këtë të fundit duke bërë që Fusha e Zadrimës të mbulohet nga uji dhe shumë fshatra të izolohen.

Më të prekur janë Blinishti, Fishta dhe Nenshati por edhe Dajçi e shumë fshatra të tjera kanë hasur problematikë në levizshmeri pasi rrugët janë të mbuluara me ujë.

Reshjet me intensitet të lartë të ditëve të fundit kanë filluar të japin probleme thuajse në të gjithë vendin, nga jugu në veri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos