Moti i keq pushton edhe jugun, mungesë energjie elektrike, monitorohet niveli i Vjosës

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 09:22 | Aktualitet

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin nuk ka përjashtuar edhe jugun. Si pasojë e erës së fortë që është regjistruar gjatë natës ka mungesë të furnizimit me energji elektrike në zonën e Pus Mezinit, në Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolenë, Vranisht, Mesaplik, Tërbaç, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.

Sipas autoriteteve, po punohet për t’i vënë në punë sa me shpejt, ndërkohë që të gjitha zonat e tjera furnizohen me energji elektrike normalisht.

Situata në Vlorë ka vënë në vështirësi edhe...shpendët

Po monitorohet gjithashtu edhe niveli i lumit Vjosë, i cili arriti mbrëmë deri në 6.30 metra, duke dalë nga shtrati në disa pjesë, ndërkohë që edhe sot sërish është rikthyer në shtrat, në nivelin 5.80 metra, megjithatë do mbahet në monitorim, pasi pritet të ketë rritje të prurjeve pas orës 14:00.

Shkollat në Bashkinë e Vlorës e Himarës nuk kanë pasur fatmirësisht problematika për shkak të reshjeve, me përjashtim të shkollës së Dukatit, e cila nuk ka energji elektrike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/19/era-e-forte-nderpret-furnizimin-me-energji-ne-disa-zona-te-juglindjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos