Qëndroi rreth një orë në SPAK, momenti kur ish-kryebashkiaku i Kavajës iu shmanget gazetarëve

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 10:56 | Aktualitet
Qëndroi rreth një orë në SPAK, momenti kur ish-kryebashkiaku

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Strukturën e Posaçme.

Ai qëndroi për rreth një orë në ambientet e këtij institucioni dhe pas daljes iu shmang gazetarëve. Video tregon momentin kur ish-kryebashkiaku del nga dera e SPAK dhe largohet pa iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

Kujtojmë që Elvis Roshi u arrestua në vitin 2016 me urdhër të prokurorisë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe u dënua me 7 muaj e 15 ditë burg. Ai u akuzua për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi ka fshehur faktin që ka qenë i dënuar në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos