Revista "Time" zbulon 100 yjet e së ardhmes

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 19:18 | Bota
Revista "Time" zbulon 100 yjet e së ardhmes

Revista “Time” publikon për herë të parë në histori, listën me 100 yjet e së ardhmes. Janë 100 individë nga fusha të ndryshme, por që suksesin e kanë të garantuar, nga politikanë, atletë, aktorë, e deri tek shkencëtarët.

“Kur njerëzit të vlerësojnë është e jashtëzakonshme. Në një farë mënyrë, ky është impakt i punës tënde”, tha aktorja Keke Palmer.

Kjo listë, është zgjerim i listës vjetore me 100 personalitetet më të famshme dhe më me influencë në botë, që u publikua më herët këtë vit. Por botimi i ri iu dedikohet të rinjve.

“Lista i dedikohet brezit të ardhshëm, cilët do të jenë liderët e të nesërmes”, u shpreh Dan Macsai, kryeredaktor i revistës “Time”.

Ja tek janë, mbi tapetin e kuq, disa prej atyre që janë pjesë e kësaj liste. Përfshirë këtu Camila Cabello, këngëtarja kubano-amerikane, e njohur për hitin e saj “Havana”, atletja olimpike Aly Raisman, e njohur pasi i zbuloi botës abuzimin seksual që ka pësuar nga mjeku amerikan Larry Nassar.

“Është e rëndësishme për mua të kërkoj për të mbijetuar të tjerë të kësaj dhune dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar të tjerët, për t’iu dhënë atyre zë dhe mbështetje”, tha atletja Aly Raismanatlete.  

Chanel Miller është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Time”, shkrimtarja 27 vjeçare që zbuloi me trimëri që u përdhunua nga Brock Turner, një student i universitetit të Stanford.  

“Për shumë vite isha anonime. Nuk dija kur apo si ta zbuloja identitetin tim. Pasi dëgjova disa dëshmi, vendosa të zbuloja gjithcka për veten”, rrëfeu shkrimtarja Chanel Miller. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos