Revoltë për tragjedinë ajrore, japin dorëheqjen gazetaret më të njohura në Iran

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 18:48 | Aktualitet
Revoltë për tragjedinë ajrore, japin dorëheqjen gazetaret

Për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të ajatollahut Khomenei.

Por tragjedia e aeroplanit ukrainas ku humbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe për këtë arsyeje gazetarja e njohur iraniane Gelare Jabbari njoftoi braktisjen e gazetarisë me një status në Instagram, ku shkruan në mënyrë domethënëse, “ më falni, kam gënjyer për 15 vite”.

Një zgjedhje të tillë kanë bërë edhe dy  koleget e saj, po aq të njohura.

Zahra Khatami, pasi falënderoi ndjekësit e saj, deklaroi se "nuk do të kthehej kurrë më në televizion", ndërkohë që të njëjtin vendim e mori edhe Saba Rad, “pas 21 vitesh pune në radio”.

https://a2news.com/2020/01/14/irani-njofton-se-kane-nisur-arrestimet-per-rrezimin-e-avionit/

Reagimi i gazetareve është pjesë e një revolte shoqërore që po përfshin opinion publik më reformator në Iran, që kritikon qeverinë akuzuar se po fsheh edhe njëherë përgjegjësitë për tragjedinë.  

Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos