"Votoni ata që u bëjnë punën", Rama: Kazanin plot me plehra sot e gjen vetëm në Shkodër

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 13:57 | Politikë
"Votoni ata që u bëjnë punën", Rama: Kazanin plot

Nga fushata në Gjirokastër kryesocialisti Edi Rama është zhvendosur në veri të vendit, për të kërkuar një mundësi nga demokratët, votën e 14 majit për PS.

Nga Malësia e Madhe ku prezantoi kandidatin e mazhorancës, kryebashkiakun aktual Tonin Marinaj, kryeministri bëri edhe një bilanc të punëve të bëra në këtë qark.

Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë si “tifozë” por të zgjedhin ata që u bëjnë punën, Rama theksoi edhe një herë se nuk është e vërtetë që ai nuk e do veriun e vendit.

Për ne nuk ka demokratë dhe socialistë kur është puna për të bërë detyrën,” shtoi ai.

Kreu i socialistëve nuk la pa përmendur Shkodrën, që sipas tij është qyteti i vetëm ku mungon pastrimi.

“Kazanin me plehra sot e gjen vetëm në Shkodër sepse Shkodra nuk na e ka dhënë asnjëherë shansin, për tifozllik, për fiksim.”

Sipas Ramës, qeveria e tij ka bërë më shume për Shkodrën nga sa bëri e djathta për aq vite sa ishte në pushtet.

Po ashtu, kryeministri e zbuti retorikën e ndjekur së fundmi duke u thënë qytetarëve që jo se qeveria nuk do t’i mbështesë nëse zgjedhin kandidatë të opozitës, por se “me ta është i pamundur bashkëpunimi.

“Mos na vështirësoni punën duke na vënë njerëz që e kanë mendjen prapa. Jo se ne nuk duam, dhe nuk do të bashkëpunojmë, duke lënë prapa një komunitet që zgjodhi personin e gabuar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos