"Hapet" Rinasi, nga 22 qershori rinisin fluturimet ndërkombëtare

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 14:18 | Aktualitet
"Hapet" Rinasi, nga 22 qershori rinisin fluturimet

Pas 3 muajsh izolim, Shqipëria do të rihapë kufijtë ajrorë. Nga e hëna e 22 qershorit, aeroporti i Rinasit do të rinisë fluturimet e rregullta ndërkombëtare.

“Shoqëritë ajrore duhet të zbatojnë Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, që do të monitorohet me rigorozitet nga Aviacioni Civil”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë. 

Përtej lajmit të shumëpritur për rinisjen e fluturimeve ajrore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm që të garantohen operimet e sigurta, eficente dhe mbi të gjitha siguria e shëndetit të punonjësve të këtij sektori dhe ajo e pasagjerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos