
Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Vendimi do të nisë të zbatohet nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.
Qytetarët që përdorin shpesh pikën kufitare të Murriqanit thonë për A2 se kjo masë i penalizon së tepërmi.
Megjithatë pala malazeze i ka lënë kufijtë e hapur për disa kategori siç janë mjekët, transporti i mallrave, diplomatët apo organizatat ndërkombëtare, ushtarakët, misionet humanitare, kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit si dhe personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi.
Mbyllja e kufijve tokësorë është vendosur për shkak të numrit në rritje të shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri, që aktualisht e kalon numrin 700, limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100 000 banorë. (A2 Televizion)