Rezulton pozitiv me koronavirus Damian Gjiknuri

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 18:58 | Aktualitet
Rezulton pozitiv me koronavirus Damian Gjiknuri

Koronavirusi ka prekur edhe deputetin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ka simptoma të lehta, ndërsa është në karantinë duke marrë mjekimin e nevojshëm.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID-19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!”, shkruan Gjinkuri.

Pak ditë më parë, rezultoi pozitiv me koronavirus edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/03/pandemia-pozitiv-ministri-i-turizmit-blendi-klosi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos