
Sa do t'i kushtojë një qytetari shqiptar që do të riatdhesohet, qëndrimi 2-javor në karantinë?
Nëse do të marrim si shembull një shtetas shqiptar që kthehet nga Italia, në total atij do t'i kushtojë 198 euro, ku përfshihet 100 euro fluturimi ajror nga Roma dhe 98 euro ushqimi në hotel për 2 javë. Ndërsa pjesa e qëndrimit në hotel prej 196 eurosh do të mbulohet nga qeveria.
Në rast se personi që do të riatdhesohet ndodhet në vende të tjera të Bashkimit Europian, atëherë kosto që do të paguajë do të rritet ndjeshëm, pasi ajo që ndryshon është çmimi i biletës së fluturimit. (A2 Televizion)