Tunel dezinfektues dhe masa të rrepta sigurie, rihapet tregu i Elbasanit

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 15:50 | Aktualitet
Tunel dezinfektues dhe masa të rrepta sigurie, rihapet tregu i Elbasanit

Pas pesë javësh i mbyllur, si pasojë e masave kundër përhapjes së koronavirusit, është rihapur tregu qendror i fruta perimeve dhe bulmetit në qytetin e Elbasanit.

Rihapja e tregut është bërë në kushte dhe masa të forta sigurie. Qytetarët do të kalojnë përmes tunelit dezinfektues dhe të mbajnë distancimin mes tyre. Por nga ana tjetër tregtaret shprehen të pakënaqur me nivelin e shitjeve. Ata shpresojnë që niveli i ulët i shitjeve të jetë për shkak se njerëzit ende nuk janë informuar për hapjen e tregut.

Por nëse vazhdon me këtë nivel, disa prej tyre shprehen se nuk ja vlen të dalin në punë.

Ndërkohë Bashkia po shikon mundësinë e përshtatjes edhe të tregjeve të tjera të fruta perimeve në zona të tjera të qytetit të Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos