Një punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Vlorës ka bërë një akt heroik mesditën e së enjtes ndërsa ka shpëtuar një grua që rrezikonte të mbytej në zonën e Ujit të Ftohtë.
Punonjësit e Patrullës konstatuan se një person ishte futur në det dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë.
Menjëherë efektivët Arben Sera dhe Florizjan Kicaj kanë ndërhyrë dhe bënë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe njoftuan autoambulancën për ta shoqëruar për në spital
Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.
Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)