
Rihanna është muzikantja femër më e pasur në botë. Sipas revistës “Forbes”, pasuria e këngëtares i kalon 500 milionë euro.
Bukuroshja nga Barbadosi ka lënë pas në renditjen e pasanikeve artiste si Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.
Të ardhurat e 31-vjeçares nuk vijnë vetëm nga karriera e saj muzikore, por falë punës së saj në fushën e modës, bizhuterive dhe kozmetikës. (A2 Televizion)